Futboll

Shaqiri: Në Itali më thoshin të kurohesha me magjistar, në Angli ka profesionalizëm

Xherdan Shaqiri ka treguar për kohën sa ishte pjesë e Interit, ku qëndroi për vetëm gjashtë muaj

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri po kalon në një moment shumë të mirë në Angli.

Ai kaloi në Liverpool nga Stoke City, që ra në një kategori më poshtë. Megjithatë, më herët Shaqiri ishte pjesë e Bayern Munichut dhe Interit në Itali, shkruan albinfo.ch.

Në skuadrën milaneze nuk kishte kaluar shumë moment të mirë. “Një ditë isha i dëmtuar, por duhet të rikuperohesha për të luajtur në ndeshjen tjetër. Te Interi më thanë se ishte një magjistar, një kurues që jetonte në mal. Bëhej fjalë për në person i moshës së tretë, i cili kishte aftësinë të shëronte. Mora veturën, udhëtova 1 orë e gjysmë dhe ai më kuroi, por asgjë nuk më bëri, isha si më parë”, theksoi futbollisti shqiptar.

Në Angli është shumë më ndryshe, sipas tij. “Në Angli është ndryshe, je i lënduar, ke problem, ke shtatë fizioterapistë që të qëndrojnë mbi kokë, të ndjekin hap pas hapi deri sa të shërohesh. Profesionalizmi vjen para së gjithash”, është shprehur ndër të tjera Shaqiri.