Futboll
Shaqiri para ndeshjes me Yllin e Kuq: Pres fishkëllima, por sporti nuk është politikë
Të mërkurën në Angli do të përballen Liverpooli dhe Ylli i Kuq i Beogradit
Xherdan Shaqiri ishte në qendër të vëmendjes, pasi shënoi golin e fitores për Zvicrën ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror.
Shaqiri ishte fyer gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët serbë, dhe në fund festoi me shqiponjë, shkruan albinfo.ch.
Serbët e morën këtë si provokim, derisa Shaqiri u dënua me 10 mijë franga nga FIFA.
Nesër Liverpooli ndeshet me Yllin e Kuq të Beogradit, derisa ylli shqiptar ka folur para ndeshjes.
“Do të jetë një ndeshje si çdo tjetër. Në fund, kjo është vetëm një lojë futbolli. Është e rëndësishme dhe duam të fitojmë, por sporti nuk është politikë. Ndoshta do të ketë prej atyre që do të më vërshëllejnë, por për mua është pothuajse si çdo takim tjetër”, është shprehur Shaqiri.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku në grup janë edhe Napoli dhe Paris Saint Germain.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant? Çmimi i karburantit në Zvicër është rritur pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit... -
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane -
Kush po udhëheq luftën në Zvicër kundër propozimit kundër emigracionit? -
Familjet në Zvicër kërkojnë mbrojtje më të mirë të mediave sociale -
Zvicër: Telefonat e emergjencës në rrugë mund të hiqen














