Futboll

Shaqiri përfiton nga lëndimi i Firminos

Xherdan Shaqiri pas një momenti shumë të mirë në karrierë, filloi të ketë pak minuta në Liverpool nën udhëheqjen e Jurgen Klopp.

Trajner gjerman preferon treshen e sulmit Salah-Mane-Firmino. Megjithatë, pas lëndimit të brazilianit, i cili pritet të mungojë edhe të dielën kundër Evertonit, është rasti i Xherdan Shaqirit, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri pritet të shfrytëzojë këtë rast maksimalisht dhe të dëshmojë aftësitë e tij.

Ylli shqiptar pritet të jetë sonte titullar për ndeshjen ndaj Watfordit, por edhe të dielën ndaj Evertonit.

Ky është një rast ideal për Shaqirin të tregojë se Klopp po gabon që po e mban në bankën rezervë.