Sport
Shaqiri shënon në minutën e gjashtë për fitoren e Bazelit
"Ne treguam kush është shefi këtu", ka thënë me shpoti ylli zvicerano-shqiptar për një televizion zviceran, pas ndeshjes
Në ndeshjen e luajtur mbrëmë, kampioni zyrtar FC Basel mundi me rezultat 4:1 skuadrën nga Cyrihu, Grasshoppers, golin e parë për skuadrën nga Bazeli e ka shënuar Xherdan Shaqiri. Këtë gol të bukur, në minutën e gjashtë të ndeshjes, ai e ka shënuar nga gjuajtja e lirë, duke tejkaluar murin e lojtarëve kundërshtarë.
Siç shkruan blick.ch, ndeshjen e ka ndjekur me emocione edhe asi i tenisit, Roger Federer, i cili është nga Bazeli dhe është fans i FC Basel. Ai, siç është shprehur për medie, ka qenë dukshëm i lehtësuar kur Shaqiri ka shënuar golin e parë.
“Ne treguam kush është shefi këtu”, ka thënë me shpoti ylli zvicerano-shqiptar për një televizion zviceran, pas ndeshjes.
Golin e dytë, në minutën 19 e ka shënuar Andrist, të tretin, në minutën 26, Alex Frei dhe me golin e katërt, në minutën 77, serisë së golave i ka dhënë fund Fabian Frei.
Për Grasshoppers ka shënuar Toko, në minutën e 88.
Për FC Basel kanë luajtur edhe vëllezërit Xhaka; Graniti është angazhuar që nga fillimi i ndeshjes deri në minutën 61, ndërsa vëllai i tij, Taulanti është futur në lojë në minutën e tetëdhjetë.
Për Grasshopres ka luajtur Orhan Mustafi, i cili është zëvendësuar në minutën 69.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare Debati mbi nxënësit ndërkufitarë në shkollat e Gjenevës mori një kthesë tjetër në Këshillin e Madh.... -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane










