Futboll
Shaqiri vazhdon shkëlqimin
Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë për skuadrën e Baselit
Baseli edhe më shumë i afrohet titullit në Zvicër, që po e pret nga viti 2017, shkruan albinfo.ch.
Në ndeshjen e fundit shkëlqyen dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti.
Shaqiri–Ajeti udhëhoqën Baselin drejt fitores së thellë 5:1 në derbi ndaj Servettes.
Shaqiri shënoi golin e parë, me asistim të Ajetit, në minutën e 28-të. Më pas Shaqiri asistoi për Ajetin në minutën e 34-të. Katër minuta më vonë, Ajeti shënoi golin e dytë personal. Me rezultatin 3:0 përfundoi pjesa e parë. Servette shënoi për 3:1 në minutën e 55-të. Për 4:1 realizoi Benie Traore, me asistim të Shaqirit: ishte asistimi i dytë për Shaqirin.
Nicolas Vouilloz realizoi golin e fundit për fitoren e thellë të Baselit, 5:1. Sërish asistues ishte Shaqiri. Shaqiri dhe Leon Avdullahu kompletuan takimin, kurse Ajeti u zëvendësua në minutën e 68-të.
Baseli është lider në krye të tabelës me 64 pikë. Në vendin e dytë është Servette me 55 pikë. Baseli mund të shpallet kampion në Zvicër javën e ardhshme.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











