Futboll
Shaqiri, ylli i javës në Zvicër
Në 12 ndeshje të luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime
Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Superligën e Zvicrës në futboll.
Kështu ka njoftuar të martën klubi i Baselit, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri shkëlqeu të dielën, duke realizuar “hat-trick” në fitoren e Baselit 3:1 ndaj Servettes.
Ndaj Servettes, Shaqiri arriti “hat-trickun” e parë në ndeshjen e 488-të në karrierën profesionale.
Por, në 125 ndeshje ndërkombëtare nga tri gola i shënoi dy herë – ndaj Bullgarisë në vitin 2011 dhe ndaj Hondurasit në vitin 2014.
33-vjeçari Shaqiri po kalon superformë këtë edicion. Në 12 ndeshje të luajtura ka realizuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













