Koronavirusi: çast pas çasti
Epidemiologu shqiptar: Disiplina, problemi më i madh tash
Problemi më i madh tani qëndron te disiplina e komuniteteve. Në qoftë se merren të gjitha masat mbrojtëse, me disiplinë si në kohë lufte, virusi në maj do të zbehet. Por, me një qasje tjetër, mund të kemi një verë të vështirë”.
Situata në Shtetet e Bashkuara mbetet një nga “fushëbetejat” më kritike në luftën ndaj koronavirusit, me të prekurit nga COVID-19 që tashmë kalojnë 1 milion e 200 mijë persona, me përreth 70 mijë viktima.
Epidemiologu shqiptar, Skënder Murtezani, njëkohësisht edhe profesor i Mjekësisë Klinike në prestigjiozen Cornell University, tregon për A2 situatën në SHBA dhe perspektivat me të cilat duhet të mësojmë të bashkëjetojmë në muajt në vijim.
“Sot Amerika po tregon një larmi në numrin e vdekshmërisë. Nju Jorku ishte i pari me dy të tretat e vdekjeve, ndërkohë që sot ka më pak se një të katërtat. Dua të theksoj gjithsesi që SHBA nuk ka vdekshmërinë më të madhe në raport me popullsinë, por të nëntën”, thotë Myrtezani, që gjithsesi mendon se statistika e dhënë nga presidenti Trump, për një bilanc që mund të shkojë në 100 mijë të vdekur, mund të jetë realist”.
Mjeku me origjinë shqiptare është pro shtrëngimit të masave të izolimit. “Problemi më i madh tani qëndron tek disiplina e komuniteteve. Në qoftë se merren të gjitha masat mbrojtëse, me disiplinë si në kohë lufte, virusi në maj do të zbehet. Por, me një qasje tjetër, mund të kemi një verë të vështirë”.
Profesori është gjithsesi optimist për lajmet që vijnë nga ilaçi i testuar kundër koronavirusit, Remdesviri, që sipas tij ka dhënë rezultate befasuese dhe se përbën “shpresën e madhe” të përgjigjes ndaj koronavirusit, ndërkohë që mendon që vaksina është ende larg, sepse një testim i përshpejtuar mund të jetë tejet i rrezikshëm, shkruan Diasporashqiptare.al, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé













