Të tjera
SHBA heq nga ‘lista e zezë’ një kompani të Veselinoviçit që s’kishte lidhje me Kosovën
Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës hoqi nga lista e sanksioneve një kompani që më herët thuhej se mbante emrin e Zharko Veselinoviç, vëllait të biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç.
Në faqen e Ministrisë Amerikane është publikuar një njoftim, ku thuhet se kompania Nautikacentar DOO, e cila drejtohet nga Zharko Veselinoviç, është hequr nga lista.
Siç mund të shihet në faqen e internetit, ajo kompani është e regjistruar në Rijeka të Kroacisë.
Rreth dhjetë ditë më parë, Hrvatski Jutarnji list njoftoi se kishte kontaktuar me pronarin e kompanisë Nautikacentar, Zharko Veselinoviç, dhe se ai u kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën, se nuk kishte vëlla Zvonkon.
Ai po ashtu pati theksuar se është duke e konsideruar mbylljen e kompanisë, sepse po përgatitet për pension, ndërsa kompania raporton edhe të ardhura të ulëta.
“Tani kam thirrur Ambasadën amerikane, por sigurisht që askush nuk mund të shkojë atje, tani më duhet të punësoj një avokat, sepse nuk është serioze që një kompani të futet në listën e zezë pa u kontrolluar”, tha ai për Jutarnji list.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













