Lajme
SHBA-ja, me paketë të ndihmës prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin kryesisht municione për artileri dhe sisteme të tjera armësh, si dhe raketa “Himars”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Pentagonit, armët dhe municionet me vlerë 500 milionë dollarë do të sigurohen nga rezervat ushtarake amerikane.
Mediat e huaja shkruajnë se Ukrainës do t’i sigurohen municione dhe armë të tjera me vlerë 2.1 miliardë dollarë, të cilat do të ofrohen nga industria.
“Këto përfshijnë sistemet e radarëve për mbrojtjen ajrore, pajisjet e komunikimit, raketahedhës dhe automjete të llojeve të ndryshme si cisterna dhe mjete transporti dhe rikuperimi”, shkruajnë ato.
“Paketa e re është dërgesa e 35-të e armëve nga rezervat amerikane në Ukrainë që nga gushti 2021”, sipas Pentagonit.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës? Kjo mund të duket si një pyetje e çuditshme, përveç se është votuar në Këshillin Kombëtar...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vjetësh