Bota
SHBA ka nevojë për emigrantë
Sipas tij, Amerika do të përballet me një forcë punëtore të reduktuar pasi shifrat e njerëzve në pension po rriten dita-ditës
Tarifat dhe lufta tregtare me Kinën janë disa nga problemet e mëdha afatshkurtra financiare që po has Amerika. Por, një ekspert i tregut amerikan mendon se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në çështje më afatgjata nëse duan të mbesin në krye të listës si ekonomia më e fuqishme në botë.
Ky problem është pikërisht emigracioni, thotë David Kelly, shefi global për strategjinë në JPMorgan Funds.
Sipas tij, Amerika do të përballet me një forcë punëtore të reduktuar, pasi shifrat e njerëzve në pension po rriten dita-ditës.
Edhe pse administrata e Trump po fokusohet në probleme të tjera ekonomike, sipas David Kelly-t, fokusi duhet të jetë tek njerëzit e aftë për punë dhe që do të kenë fuqi blerëse në të ardhmen.
“Nëse Amerika nuk shton numrin e të rinjve drejt forcës punëtore, atëherë çdo ulje taksash apo stimulues tjetër do jetë më e pavlerë se një makinë e shpejtë në një qytet të madh”, shpehet ai, transmeton Scan.
Kelly më tej vuri re se numri i emigranteve që kanë fituar një vizë për Shtetet e Bashkuara këtë vit ka vazhduar të ulet me të njëjtin ritëm që nga viti 2017.
Kjo nuk është shenjë e mirë për ekonominë amerikane, sipas tij, duke shikuar faktin se shumica e emigrantëve janë në moshën e duhur për t’u klasifikuar si forcë punëtore, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, duhen gjetur mënyra të reja për të rritur atë që quhet emigracionin legal, një ide e hedhur edhe nga kryeministri francez pak ditë më parë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













