Lajme
SHBA: Ka vdekur pacienti i parë me veshkë të transplantuar të derrit
Personi i parë me një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht ka vdekur pothuajse dy muaj pas transplantimit. Lajmin e kanë konfirmuar familja e tij dhe spitali, transmeton albinfo.ch.
Pacienti i ndjerë, Richard “Rick” Slayman, mori transplantin në Boston, Massachusetts, në moshën 62-vjeçare, teksa kirurgët prisnin që veshka e derrit të funksiononte për të paktën dy vjet.
Ekipi i transplantit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts shprehu pikëllimin e tyre të thellë për vdekjen e Rick Slayman dhe shprehu ngushëllimet e tyre për familjen e tij në një deklaratë.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ata kanë deklaruar se nuk ka asnjë provë që vdekja e tij ishte e lidhur me transplantin, teksa nuk u dha asnjë informacion për shkakun e vdekjes, përcjell SRF.
Burri ishte personi i parë i gjallë që iu nënshtrua kësaj procedure mjekësore. Më parë, veshkat e derrit ishin transplantuar përkohësisht te donatorët e organeve të vdekura nga truri. Slayman mori një transplant klasik të veshkave në vitin 2018, por iu desh të kthehej në dializë në vitin 2023 kur u shfaqën shenjat e dështimit të veshkave. Pas komplikimeve të mëtejshme, mjekët e tij sugjeruan transplantin e veshkës së derrit.
Mirënjohje nga familja
Në një deklaratë, familja e Slayman falënderoi mjekët: “Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm për ksenotransplantimin i dha familjes sonë shtatë javë të tjera me Rick. Slayman iu nënshtrua operacionit për t’u dhënë shpresë mijëra njerëzve që kishin nevojë për një transplant”.
Mass General is deeply saddened at the sudden passing of Mr. Rick Slayman. We have no indication that it was the result of his recent transplant. Mr. Slayman will forever be seen as a beacon of hope to countless transplant patients worldwide and we are deeply grateful for his… pic.twitter.com/I1dFqHZEmr
— MassGeneral News (@MassGeneralNews) May 11, 2024
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n