Lajme
SHBA kufizon dëbimet e emigrantëve të paligjshëm
Migrantët pa dokumenta, të cilët jetojnë në SHBA, mund të dëbohen vetëm nëse përbëjnë një kërcënim për sigurinë e vendit, sipas direktivave të reja nga shërbimet e emigracionit.
Këto masa, të cilat kufizojnë rrezikun e dëbimit për miliona njerëz, do të zbatohen për ata që kanë mbërritur në tokën amerikane para 1 nëntorit 2020.
“Fakti që një individ është i huaj në një situatë deportimi nuk duhet të jetë baza e vetme për aplikimin e procedurës”, tha ministri amerikan për Sigurinë Kombëtare (DHS), Alejandro Mayorkas, në dokumentin e dërguar shërbimeve të tij, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Është vlerësuar se më shumë se 11 milionë emigrantë të paligjshëm jetojnë në SHBA dhe ne nuk kemi burime për t’i ndaluar dhe dëbuar të gjithë”, shpjegoi ai.
“Shumica e tyre kanë kontribuar prej vitesh në shoqëri, ka njerëz që kanë qenë në vijën e parë në luftën kundër COVID-19, ata drejtojnë kongregacionet fetare, mësojnë fëmijët tanë, bëjnë punë rraskapitëse bujqësore”, shtoi Mayorkas.
Udhëzimet e reja të DHS-së, të cilat hyjnë në fuqi më 29 nëntor, i japin përparësi dëbimit të të huajve që përbëjnë një “kërcënim për sigurinë kombëtare”, të tilla si veprimtari terroriste ose spiunazhi, ose ata që paraqesin një “kërcënim për sigurinë publike”, sepse kanë kryer krime ose vepra të rënda penale.
Për këta të fundit, megjithatë, autoritetet do të duhet të marrin parasysh faktorë të caktuar, të tilla si mosha e tyre, kohëzgjatja e pranisë së tyre në territorin amerikan ose ndikimi i dëbimit të tyre në familjet e tyre.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












