Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA: Mbi 33 milionë njerëz e kanë humbur punën që nga mesi i muajit mars
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga mesi i muajit mars e kanë humbur vendin e punës mbi 33 milionë persona si pasojë e koronavirusit.
Javën e kaluar 3.2 milionë amerikanë u regjistruan si të papunë duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.
Kjo shifër arrin në më shumë se 15% të fuqisë punëtore në SHBA.
Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë (prill-qershor).
Ky nivel i rënies nuk ka ndodhur gjatë asnjë tremujori, që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë numrin më të lartë në botë të personave që kanë vdekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i të infektuarve ka arritur në 1,231,943, ndërkaq, nga koronavirusi kanë humbur jetën 73,573 amerikanë, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet Para Këshillit Bashkiak, kryetari z. Rosario Petta prezantoi simbolin e dhuruar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë Zvicra, vendi më i shtrenjtë në Evropë për të ngrënë jashtë... -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé












