Lajme

SHBA: Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në një supermarket

Një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit hapi zjarr, më pas vrau edhe vetën, përcjell albinfo.ch.

Policia u tha gazetarëve se sulmi ndodhi në orën 22:12 me orën lokale (03:12 GMT), raporton CNN, transmeton teve1.info.

Zëdhënësi Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Një grua e quajtur Joetta Jeffery i tha CNN se nëna e saj kishte qenë brenda ndërtesës kur ndodhi sulmi dhe kishte arritur të dërgonte mesazhe me tekst.

Zonja Jeffrey tha se nëna e saj nuk ishte lënduar, por ishte në shok.

Sulmi i së martës në mbrëmje vjen vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Në vitin 2019, nga të shtëna masive në një Walmart në qytetin e El Paso në Teksas la 23 të vdekur.