Lajme

SHBA nuk e arrin ‘imunitetin e tufës’

Vetëm 10 për qind e të infektuarve kanë krijuar imunitet në SHBA

Një studim i ri mbarëkombëtar i realizuar përmes mostrave të gjakut të më shumë se 28,000 pacientëve me dializë mund të ndihmojë në përgjigjen e një prej pyetjeve të mëdha që rrethojnë pandeminë: sa njerëz kanë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, koronavirusit të ri?

Përgjigjja mund të na tregojë shumë rreth asaj se sa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit dhe sa është përhapur në komunitet.

Poashtu strategjia e testimit e përdorur në studim tregon për një mënyrë relativisht të lehtë për të gjurmuar aktivitetin e sëmundjes Covid-19 për një periudhë afatgjate veçanërisht midis popullatave të prekshme, raporton CNN përcjell Albinfo.ch.

Përgjigja e shkurtër për sa njerëz kishin antitrupa, që nga korriku, është afërsisht 9.3% – megjithëse numrat varionin nga një mesatare prej 3.5% në perëndim deri në një mesatare prej 27% në verilindje.

“Ky hulumtim konfirmon qartë se pavarësisht niveleve të larta të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve me antitrupa është akoma i ulët dhe ne nuk kemi ardhur pranë arritjes së imunitetit të tufës”.

Derisa të miratohet një vaksinë efektve, ne duhet të bëjmë çmos që në popullatat tona më të ndjeshme, të arrihet të aplikohen masa parandaluese anticovid – tha autore e studimit Dr. Julie Parsonnet, një profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Stanfordit.

Për studimin, i cili u botua të premten në ‘The Lancet’, studiuesit të udhëhequr nga Dr. Shuchi Anand i Universitetit të Stanfordit, analizuan mostrat e plazmës – një përbërës i gjakut nga më shumë se 28,500 pacientë që marrin dializë në muajin korrik në afërsisht 1,300 objekte në 46 shtete drejtuar nga një laborator.