Lajme
SHBA: Republikanët, mes etheve të presidencialeve 2024
Trump sulmon Guvernatorin e Floridas që po synon Shtëpinë e Bardhë.
Ende pa u mbyllur numërimi i votave për zgjedhjet e Kongresit, republikanët amerikanë po mendojnë për presidencialet e 2024-ës.
Krahas Donald Trump që nuk e ka fshehur ambicien për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial, një tjetër republikan ka kthyer shikimin nga Shtëpia e Bardhë. Bëhet fjalë për Guvernatorin e Floridas, Ron De Santis. Ai siguroi mandatin e dytë me një diferencë gati 20% ndaj rivalit demokrat, në zgjedhjet për guvernator të zhvilluara po të martën në disa shtete federale krahas atyre për Kongresin.
Por teksa, ai po konsiderohet si “ylli në ngritje” i republikanëve, Trump është hedhur në sulm. Në një deklaratë për shtyp, ish-Presidenti e konsideron De Santisin “një guvernator mesatar”, të cilit i mungon besnikëria, pasi ishte pikërisht Trump që e kishte ngritur si figurë 4 vjet më parë.
Duke e quajtur Roni i “çshenjtëruar” referuar mbiemrit të tij De Santis, Trump thotë se ai po luan, duke mos konfirmuar se nuk do të kandidojë për president.
E teksa mungesa e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e mesit të mandatit i atribuohet Trumpit si dështim, mediat amerikane me orjentim konservator si Fox News po flasin gjithnjë e më shumë me tone pozitive guvernatorin republikan, që është po aq konservator sa Trump, si nismëtar i ligjeve kundër migracionit të paligjshëm dhe komunitetit LGBT.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll