Lajme
SHBA sanksionon edhe 3 persona nga Ballkani

SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre individëve që përbëjnë një kërcënim për sundimin e ligjit, stabilitetin rajonal dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike në Bosnje dhe Hercegovinë.
Departamenti i Thesarit sanksionoi Osman Mehmedagiç, ish-drejtorin e Përgjithshëm për Agjencinë e Sigurisë së Inteligjencës të BiH-së.
Mehmedagic keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e partisë së tij, Partisë për Veprim Demokratik (SDA) . Gjithashtu ka informacione të besueshme se Mehmedagic ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për pasurime personale dhe partiake, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Një tjetër i sanksionuar është Dragan Stankoviç, Drejtor i Administratës për Çështjet Pronësore. Stankoviç ishte përgjegjës për një përpjekje flagrante për të uzurpuar autoritetin e shtetit të BiH mbi pronën shtetërore kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BiH.
Përpjekjet e Stankoviçit për të miratuar këtë legjislacion antikushtetues pasqyrojnë pretendime të rreme të bëra nga Presidenti i RS Milorad Dodik dhe udhëheqës të tjerë të RS në lidhje me këtë.
Edin Gacanin, një shtetas i BiH dhe një nga trafikantët më famëkeq të narkotikëve në botë, gjithashtu është sanksionuar nga SHBA.
Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të shumta, karteli i Gacanin është i përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte caktuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi Tash e disa javë, punëtorët e Postës në Bernë janë duke shkuar në punë me taksin,...
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë
-
Televizioni zviceran: Serbia, ky bastion prorus në zemër të Evropës