Lajme
SHBA: TikTok-u ndalohet nga pajisjet në pronësi të qeverisë amerikane
Senati i SHBA-së vonë të mërkurën miratoi me votim zanor një projektligj për të ndaluar punonjësit federalë të përdorin aplikacionin TikTok në pajisjet në pronësi të qeverisë.
Projektligji duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për miratim. Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet të miratojë projektligjin e Senatit përpara se të përfundojë sesioni aktual i Kongresit, i cili pritet javën e ardhshme.
Votimi është veprimi i fundit nga ana e ligjvënësve amerikanë për të goditur kompanitë kineze mes frikës së sigurisë kombëtare se Pekini mund t’i përdorë ato për të spiunuar amerikanët.
Veprimi i Senatit vjen pasi Dakoda e Veriut dhe Iowa këtë javë iu bashkuan një numri në rritje të shteteve në ndalimin e TikTok, në pronësi të ByteDance, nga pajisjet shtetërore mes shqetësimeve se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.
Gjatë Kongresit të fundit, Senati në gusht 2020 miratoi njëzëri legjislacionin për të ndaluar TikTok nga pajisjet qeveritare. Sponsori i projektligjit, senatori republikan, Josh Hawley, u rifut në legjislacion në vitin 2021.
Shumë agjenci federale, duke përfshirë mbrojtjen, Sigurinë Kombëtare dhe departamentet e shtetit, tashmë e ndalojnë TikTok nga pajisjet në pronësi të qeverisë. “TikTok është një rrezik i madh sigurie për Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka vend në pajisjet qeveritare”, tha Hawley më parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













