Autotech
Shefi i Apple thotë se rrjetet sociale po i ndajnë njerëzit
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, nuk ka vlerësim të lartë për kompanitë pronare të rrjeteve sociale dhe kompanitë reklamuese, pas skandalit në të cilin kompanitë ruse ndërhynë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.
Në një intervistë për “NBC”, Cook ka thënë se problemi nuk është vetëm te grupet e caktuara, por te të gjitha rrjetet sociale që po shërbejnë si “lojë” për mosinformim dhe manipulim, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk e besoj se problemi kryesor janë reklamat nga qeveritë e huaja. Besoj se kjo është vetëm një për qind e çështjes”, ka thënë Cook. “Problemi më i madh është se disa veçori po shfrytëzohen për të ndarë njerëzit, për të manipuluar, për të marrë lajme false dhe për të ndikuar në mendimet e tyre. Kjo për mua është pika e parë”.
Kongresi amerikan ka kërkuar nga kompanitë e mëdha si Google, Facebook dhe Twitter të ndryshojnë mundësitë e abuzimeve dhe ndërhyrjeve politike në rrjete sociale.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga











