Lajme
Apel dramatik i shefit të Task Forcës së koronës, drejtuar zviceranëve
"Jam i shqetësuar pasi ndodhemi në një moment kritik,prandaj është e rëndësishme të veprohet shpejt dhe saktë", ka thënë Martin Ackermann
Për presidentin e Task Forcës Federale të Koronës, Martin Ackermann, është e rëndësishme që numri aktualisht i lartë i infeksioneve të reja me koronavirus në Zvicër të stabilizohet dhe të ulet. Duke respektuar masat mbrojtëse, të gjithë mund të kontribuojnë, shprehet ai.
“Jam i shqetësuar pasi ndodhemi në një moment kritik, prandaj është e rëndësishme të veprohet shpejt dhe saktë”, ka thënë Ackermann në emisionin “SamstagRundschau” të Radio SRF.
Me 1,077 raste, e mërkura që shkoi ishte dita e parë me më shumë se 1,000 raste ditore, e raportuar në Zvicër që nga pranvera, transmeton albinfo.ch. Të enjten ka pasur 1172 raste, ndërsa të premten 1487 infeksione të reja.
Sipas Ackermann, strategjia e Zvicrës bazohet në gjurmimin e kontakteve të njerëzve të infektuar dhe ndërprerjen e zinxhirëve të infeksionit. Megjithatë, me këtë numër të lartë të rasteve, kjo është shumë e vështirë dhe e kushtueshme për kantonet.
Numri i infeksioneve të reja duhet të stabilizohet dhe zvogëlohet në mënyrë që gjurmimi i kontakteve të mbetet i mundur, përcjell albinfo.ch. “Është në interesin e të gjithëve që numri i rasteve të ulet”, ka thënë Ackermann. Studimet kanë treguar se maskat janë efektive, veçanërisht në mjediset e mbyllura, ku nuk mund të mbahet distanca.
“Është e rëndësishme që të gjithë të jemi të vetëdijshëm se është në duart tona të sigurojmë që masat funksionojnë vetëm nëse u përmbahemi atyre vetë”. Për shembull, nëse hiqni dorë nga ndonjë festë e madhe ditëlindjeje, mund të ndihmoni që të mbahet situata nën kontroll, transmeton albinfo.ch. Sepse kudo që bashkohen shumë njerëz, ekziston një rrezik më i lartë i infeksionit, veçanërisht në ambiente të mbyllura.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













