Kosova
Shefi i Ushtrisë po viziton trupat e Zvicrës në Kosovë
Siç kanë shkruar mediat zvicerane, Süsli ka shmangur vizitën e planifikuar në veriun e Kosovës, për shkaqe sigurie, pas shpërthimit të trazirave atje
Në datat 19 dhe 20 dhjetor 2022, pak para Krishtlindjeve, si çdo vit, shefi i Forcave të Armatosura, Komandanti i Korpusit, Thomas Süssli, do të vizitojë dy kontigjentet zvicerane të angazhuara në ndërtimin e paqes ushtarake në Ballkan, shkruan albinfo.ch.
Është e rëndësishme që kreu i ushtrisë t’u përcjellë personalisht anëtarëve të Swisscoy në Kosovë dhe Eufor Althea në Bosnjë e Hercegovinë vlerësimin që ata meritojnë për përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Mbrojtjes e Zvicrës.
Komandanti i Korpusit, Thomas Süssli, do të shoqërohet në vizitën e tij nga mnistrja e qeverisë kantonale të Bazelit, Stephanie Eymann, homologu i saj i Lucernit, Paul Winiker, deputeti i Dhomës së Kantoneve, Mathias Zopfi (GL) dhe deputetët e Dhomës Nacionale, Franz Grüter (LU) dhe Thomas Hurter (SH).
Ditën e parë, delegacioni i e ka kaluar në shtabin e KFOR-it, ku qëllimi ishte të jepej një pasqyrë e drejtpërdrejtë e situatës së sigurisë, e cila është ende e paqëndrueshme, dhe të fitohej një pasqyrë praktike mbi aktivitetet e rreth 195 anëtarëve të ushtrisë zvicerane në terren.
Shefi i ushtrisë do të zhvillojë edhe bisedime dypalëshe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor italian Angelo M. Ristuccia dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në festën e Krishtlindjeve të kontingjentit të 47-të Swisscoy.
Nesër, më 20 dhjetor delegacioni viziton trupat zvicerane të stacionuara në Bosnjë e Hercegovinë.
Ditë më parë, mediat zvicerane kanë njoftuar për ndryshimin e marshutës së delegacionit zviceran. Sipas tyre, Süsli ka shmangur vizitën në veriun e Kosovës, për shkaqe sigurie, pas shpërthimit të trazirave atje.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













