Kosova
Shembull për vendet e tjera: Ushqim falas në Prishtinë për qentë endacakë
Në këto ditë, kur kafshët endacakë rrezikohen nga të ftohtit dhe uria, ka filluar një aksion në ndihmë të tyre.
Dyqani “Dr Vape” nga Prishtina ka konfirmuar për “KosovaPress” se ka vendosur një gyp në shesh në kryeqytetin e Kosovës, përmes së cilit mund të ushqehen kafshët endacake.
Në përgjigjen e tyre, ata thanë se kanë për qëllim që t’i ndihmojnë kafshët endacake që nuk mund ta sigurojnë ushqimin, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se për çdo blerje që bëjnë klientët në dyqanin e tyre, pesë për qind e të hollave do t’i dedikohet blerjes së ushqimit për kafshët endacake.
Një aksioni të ngjashëm iu është bashkangjitur edhe një piceri në qytetin e Prishtinës.
Organizata “Të bashkuar për kafshët”, ka njoftuar se kjo piceri, për çdo picë vegjetariane që shitet, do të ndajë 10 për qind të të hollave për të blerë ushqim për kafshët.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”















