Kosova
Shënohet 105 vjetori i pavarësisë së Shqiptarisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, dhe zot shtëpie në Kosovë”
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, sonte shënoi 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në një eveniment ku morën pjesë përfaqësues nga jeta politike e institucionale të Kosovës dhe rajonit. Në këtë pritje, ishin të ftuar mbi 1500 zyrtarë, ku u vlerësua lartë bashkëpunimi ndërshqiptar në rajon. Në takim u tha se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më të fuqishëm dhe më të bashkuar se sot.
Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi duke folur për historinë shqiptare, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë të bashkuara dhe kanë synim rrugëtimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se mund, sakrificë dhe gjak u derdhë për këtë ditë.
“Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndara, pavarësisht se mundohen të na ndajnë, ne jemi të bashkuar. Jemi të bashkuar në ëndrrën e madhe të bashkimit tonë kombëtar, drejt një të ardhme evropiane, pa kufi, pa doganë dhe pa pengesa e barriera, që shpeshherë ne i vendosim vetës. Do të jemi bashkë në Bashkimin Evropian, sepse ëndrra jonë është evropiane. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete, por një komb do të japin shembullin e tyre të një bashkëpunimi, të qëndresës për të qenë pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Minxhozi, transmeton KP.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se gjaku, flamuri dhe gjuha “na kanë bërë shqiptarë, dhe zot shtëpie në Kosovë”.
Ai ka shtuar se edhe lufta e UÇK-së në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, i bëri shqiptarët zot shtëpi ne Kosovë.
“Gjaku, gjuha dhe flamuri na kanë bërë shqiptarë me mijëra vite, na mbajnë sot shqiptarë dhe do të jemi gjithnjë. Pra, gjaku, gjuha dhe flamuri, por pavarësia e Shqipërisë, 28 Nëntori në bëri zoti shtëpie një pjesë të atdheut tonë. Pavarësia e Kosovës, falë sakrificës shekullore të Kosovës dhe shqiptarëve ku do që janë, e luftës heroike të UÇK-së, e prierë nga komandanti legjendar Adem Jashari, na bëri zot shtëpie në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se ende shqiptarët janë të ndarë, por janë në rrugëtimin si komb dhe ajo që është me rëndësi, është fuqia shqiptare si komb me i respektuar vlerat e se cilit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, për nder të 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
“Në pritjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, për Festën e 28 Nëntorit. 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë i gjen shqiptarët si komb më të fortë se kurrë, më të konsoliduar dhe më të sigurt për të ardhmen euro-atlantike”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara Këshilli Kombëtar ka miratuar një mocion për t’i lejuar targat me kombinime të zgjedhura nga qytetarët,... -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë













