Lajme
Shënohet rasti i parë me koronavirus në ushtrinë zvicerane
Megjithatë, konfirmimi nga laboratori i referencës në Gjenevë është ende në pritje
Testimi për koronavirus që i është bërë një pjesëtari të ushtrisë zvicerane ka rezultuar pozitiv, shkruan srf.ch Ushtari në fjalë ishte në zonën kazermën Wangen an Aare, Kantoni i Bernës, njofton zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist, transmeton albinfo.ch. Pacienti është izoluar në infermierinë e kazermës.
Gjendja e pacientit është e qëndrueshme. Tre personat me të cilët ai ndante dhomën, janë vendosur në karantinë, në qendrën mjekësore. Për pjesëtarët e tjerë të ushtrisë që kishin pasur kontakte me të infektuarin gjatë ditës, oficeri i lartë mjekësor ka urdhëruar një karantinë të përkohshme brenda natës.
Ushtaraku në fjalë, të hënën ishte angazhuar në kursin e përsëritjes (WK) me Batalionin e Policisë Ushtarake 3. Duke bërë identifikimin për hyrje në kazermë, ai ka thënë që më parë kishte qenë në Milano, përcjell albinfo.ch. Një test i parë i bërë nga laboratori ABC në Spiez rezultoi pozitiv.
Megjithatë, konfirmimi nga laboratori i referencës në Gjenevë është ende në pritje. Rekrutimi nga shkollat e ushtrisë dhe kurset e rifreskimit do të vazhdojnë të funksionojnë të pandryshuara.
Ndërkohë, kufizimi të drejtës së ushtarëve për të dalë nga kazermat është shtrirë për të gjitha trupat në detyrë, në të gjithë Zvicrën. Ditë më parë ishte raportuar për një ndalesë të tillë që ishte vendosur në Kantonin Tiçino, shkruan albinfo.ch. Qëllimi i kësaj mase është të sigurojë që forca ushtarake të jetë e gatshme të mbështesë autoritetet civile dhe popullsinë nëse është e nevojshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














