Futboll
Shënojnë yjet e Kosovës
Nuk ia dolën dot t’i ndihmojnë klubit të tyre ta shmangë humbjen
Florent Muslija dhe Valdrin Mustafa shënuan, por nuk ia dolën dot t’i ndihmojë Hannover II ta shmangë humbjen 3:2 kundër TSV Havelse të dielën në Hanover.
Havelse e mundi dhe e thëlloi edhe më shumë në krizë Hannover II falë golave nga Jaeschke dy herë dhe Plume, raporton Gazeta Express.
Hannoveri po humbiste 3:0 para se Muslija i Kombëtares A të Kosovës të shënonte tre minuta para fundit.
Muslija luan vazhdimisht për ekipin e Hannoverit në Bundesliga 2 – nivelin e dytë të futbollit gjerman, por këtë javë u dërgua në skuadrën e dytë të Hannoverit.
Mustafa, i cili luan për ekipin kombëtar U21 të Kosovës, realizoi në minutën e 92-të, por tashmë ishte tepër vonë për vendasit t’i shpëtonin humbjes së 10 në 16 ndeshjet deri tani në Regionalliga North – nivelin e katërt të futbollit gjerman.
Hannover II nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, katër prej të cilave i ka humbur radhazi. Klubi i dyshes kosovare rrezikon rënien në një nivel më poshtë, siç e ka nisur kampionatin e ri, pasi grumbullon vetëm 14 pikë në pozitën e 15-të, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë Zvicra ka pasur një “nder” të dyshimtë të të qenit kombi më i shtrenjtë i Evropës... -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë?













