Lajme
Shfrytëzimi i transportit publik nga të rinjtë, SwissPass me abonime të reja
SwissPass Alliance ka lansuar tre abonime të reja për personat nën 25 vjeç, për t’i shtyrë ata të shfrytëzojnë më shumë transportin publik. Abonimet janë “AG Night”, “Friends day pass” dhe “Tandem day pass”, përcjellë albinfo.ch.
Me “AG Night”, të rinjtë nën 25 vjeç do të mund të qarkullojnë lirshëm në rrjet nga ora 19:00 deri në përfundim të funksionimit për 99 franga në vit. “Friends day pass” do të lejojë katër të rinj nën moshën 25 vjeç të përdorin transportin publik së bashku për një ditë të tërë për 20 franga për person. Nuk është e nevojshme të keni një abonim me gjysmë çmimi. “Tandem day pass” do t’u mundësojë mbajtësve të abonimit të marrin me vete një person nën moshën 25 vjeç çdo ditë për 20 franga, njofton Swisspass, përcjellë albinfo.ch.
Me këtë Swisspass synon të rrisë numrin e të rinjve që përdorin transportin publik dhe kjo të ndikojë në mbrojtjen e ambienti, dekarbonizimit dhe qëndrueshmërisë së udhëtimeve. Abonimet do të ofrohen nga 1 qershori.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










