Lajme
Shifrat me koronavirus në Zvicër
Sot janë regjistruar vetëm 300 raste të reja, derisa ulje të numrit të të vdekurve janë regjistruar edhe në SHBA, Itali e Spanjë
Në Zvicër, sot më 12 prill janë regjistruar 300 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus është 25 407 persona, shkruan albinfo.ch.
Ndërkohë, janë paraqitur se 70 persona sot kanë humbur jetën në Zvicër. Numri i përgjithshëm ka shkuar në 1106 persona.
12 700 persona janë shëruar apo rreth 50 % të rasteve.
Në SHBA, sot janë paraqitur 13 mijë raste të reja, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 545 mijë. 897 persona kanë vdekur sot apo 21 474 në total.
Në Spanjë janë 2992 raste të reja apo 166 mijë në përgjithësi. 366 persona sot kanë humbur jetën ose 16 972 në përgjithësi.
Në Itali, 4092 raste të reja janë regjistruar dhe 431 vdekje. Italia ka 156 mijë raste dhe afër 20 mijë të vdekur, shkruan tutje albinfo.ch.
Franca sot kishte 2987 raste të reja dhe 561 vdekje. Franca numëron 132 mijë raste dhe 14 mijë të vdekur.
Ndërkohë, Gjermania sot ka paraqitur se janë regjistruar 1204 raste të reja dhe 37 të vdekur. 126 mijë raste janë deri më tani në Gjermani dhe 2908 persona të vdekur.
https://www.worldometers.info/coronavirus/
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto















