CH-Ballkani
Shisnin pasaportën bullgare, kapet grupi kriminal zyrtar
Brenda javës mesatarisht janë shpërndarë 30 pasaporta bullgare për një çmim prej 5000 eurove. Për këtë akuzohen 20 të pandehur.
Prokuroria bullgare ka nisur hetimet për disa nënpunës shtetërorë, të cilët akuzohen se kanë dhënë pasaportën europiane në këmbim të parave. Ata akuzohen për lidhje kriminale dhe falsifikimin e dokumentave si dhe për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, shkruan “Der Spiegel”.
Mijëra të huaj kanë përfituar pasaportën bullgare në këmbim të parave. Kjo ka mundësuar për punësime të shpejta të të huajve në Perëndim dhe lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Këto pasaporta të falsifikuara janë dhënë kryesisht për shtetasit e Ukrainës, Moldavisë dhe Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.
Brenda javës mesatarisht janë shpërndarë 30 pasaporta bullgare për një çmim prej 5000 eurove. Për këtë akuzohen 20 të pandehur.
Pasaporta bullgare është bërë ndër më të preferuarat për komunitetin sllav në Ballkanin Perëndimor, por jo vetëm. Gjatë vitit të kaluar janë shpërndarë 115 mijë pasaporta bullgare.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve Konferenca e Ipeshkvijve Zviceranë (CES) ka vendosur të vazhdojë kryerjen e vlerësimeve psikologjike për kandidatët pastoralë... -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Pse është kaq e rëndësishme përgjegjësia personale në Zvicër?














