Tematike
Shitën drogë babai me dy fëmijët, gjykata i dënon dhe e riatdheson babain
Një kosovar është dënuar disa herë në Uster të Zvicrës për shitblerje të drogës. Përveç kësaj, 48 vjeçari qëndronte ilegalisht në vendin helvet. Gjykata vendosi që pas dënimit të tij katërvjeçar, ai të dëbohet drejt vendlindjes, shkruan nauch.ch.
Gjatë nëntorit 2017 ai kishte tentuar disa herë të transportonte drogën nga Baseli drejt Uster ZH. Dy herë kishte shitur heroinë për 1350 franga, kurse herën e tretë, përpara se të shiste heroinën prej 24.9 gramësh, ai u kap nga policia. Përpara gjykatësve të enjten, ai tha se ka bërë “gabime të mëdha” dhe se ndjehet fajtor duke kërkuar edhe falje.
“Kisha shumë borxhe dhe më mbeti mundësia e vetme të merresha me drogë,” tha ai. Gjithashtu edhe dy fëmijët e tij e kishin ndihmuar për drogë, ku tash edhe ata ndodhen në burg. Gjykata Rajonale e dënoi me katër vjet burg, kurse Prokuroria kishte kërkuar 15 vjet dëbim nga Zvicra, përcjell albinfo.ch, pasi ai nuk kishte mësuar nga gabimet.
Në 2012 ai ishte dënuar me nëntë vjet burg në Gjenevë, por u lirua me kusht tre vjet më parë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













