Shkurt.ch
Shitoret e Caritas-it, gjithnjë më të kërkuara
Në vitin 2013, qarkullimi i 23 dyqaneve të Caritas-it ka arritur në 10’600’000 franga , një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2012
Në Zvicër punojnë 23 dyqane të Caritas-it, të cilat ofrojnë produkte me çmime të zbritura për kategoritë e popullatës në gjendje të vështirë, dhe qarkullimi i tyre tregon tendencë rritjeje. Në vitin 2013, qarkullimi i dyqaneve ka arritur në 10’600’000 franga , një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2012, ka bërë të ditur shoqata bamirëse Caritas.
Ofertat e kësaj shoqate, me kohë janë bërë më të njohura prandaj kjo edhe ndikon më shumë tek njerëzit, thonë përfaqësuesit e Caritas-it, tek shpjegojnë këtë rritje.
Përfitimet kanë shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë pesë viteve të fundit, kur ka filluar zgjerimi i shitoreve ushqimore. Në 2013, shitja e frutave dhe perimeve ka shkuar veçanërisht mirë: qarkullimi i tyre është rritur për 20% .
Por për këtë organizatë , ky sukses është edhe një tregues se varfëria në Zvicër vazhdon të rritet. Problemet financiare të afro 600.000 personave të prekur nga varfëria po bëhen gjithnjë e më të dukshme për shkak të kursimeve që po bëhen nga entet sociale si dhe nga sektorët tjerë publikë, thotë Caritas .
Qëllimi: 30 dyqane të reja
Duke pasur parasysh rritjen e nevojave të tilla, në Cyrih një dyqan i ri do të hapet në qershor. Deri më 2020, si pjesë e veprimit të saj për “përgjysmimin e varfërisë” organizata ka në plan të arrijë deri tek numri i tridhjetë dyqaneve të tilla në Zvicër .
Në pjesën e Zvicrës frankofone, dyqane të tilla tashmë ekzistojnë në Gjenevë , Lausanne , Morges ( VD ) , Renens ( VD ) , Vevey ( VD ) , Yverdon – les – Bains ( VD ) , Neuchâtel dhe La Chaux – de – Fonds ( NE ) .
Blerja në këto dyqane është e hapur për njerëzit që janë në vështirësi financiare, të cilët jetojnë nën pragun e varfërisë , të cilët janë në borxh dhe marrin ndihmë sociale ose shërbime shtesë AVS / AI . Pra, duhet të jeni anëtar për të pasur të drejtë blerjeje në këto dyqane.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














