Lajme
Shitoret në Gjermani, humbje të mëdha nga mungesa e blerësve zviceranë
Vitin e kaluar, konsumatorët nga Zvicra në qarqet kufitare të Gjermanisë, si: Lörrach, Waldshut dhe Konstancë kishin blerë mallra për rreth 1.5 miliardë euro
Shitoret në Gjermaninë Jugore, pjesa që kufizohet me Zvicrën, janë të hapura që nga fundi i prillit. Megjithatë, shumë prej tyre aktualisht nuk kanë pothuajse asnjë klient sepse kufiri me Zvicrën, për shkak të koronavirusit, ka mbetur kryesisht i mbyllur, shkruan srf.ch.
Shoqata tregtare e Baden-Württemberg ka anketuar 700 tregtarë dhe si përgjigje ka marrë një rezultat të qartë: një e katërta e tyre bënte 80 për qind më pak shitje sesa para krizës, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar, konsumatorët nga Zvicra në qarqet kufitare të Gjermanisë, si: Lörrach, Waldshut dhe Konstancë kishin blerë mallra për rreth 1.5 miliardë euro, sipas shoqatës tregtare. Shitësit në Gjermaninë jugore tani shpresojnë për hapjen e kufirit, që është paralajmëruar për 15 qershor.
Në sektorin e shitjes me pakicë të ushqimit, shitjet kanë rënë midis 30 dhe 60 për qind, thotë menaxheri i përgjithshëm i IHK Hochrhein-Bodensee, Claudius Marx.
“Shumë tregtarë kanë frikë për ekzistencën e tyre nëse nuk do të ketë së shpejti hapje të plotë të kufijve me Zvicrën”, transmeton albinfo.ch. E njëjta gjë vlen për gastronominë, industrinë e hotelerisë dhe shërbimet e shumta, biznesi i të cilave varet nga kontakti i drejtpërdrejtë me klientin.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë Nga sistemi politik dhe shumëgjuhësia, te Alpet, teknologjia dhe standardi i lartë i jetesës – Zvicra... -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand”













