Lajme
Shkel rregullat e trafikut në Zvicër, e kërkojnë në Shqipëri
Shoferi nga Shqipëria ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet zvicerane.
Sipas mediave në Tiranë, shtetasi i Shqipërisë, identiteti i të cilit nuk dihet, me automjetin e tij me targa shqiptare AA 373 ET është shpallur në kërkim, pasi sipas hetimeve të palës zvicerane është përgjegjës për thyerjen e kodit rrugor atje.
Ka pasur apo jo pasoja shkelja e rregullave të rrugës apo aksidenti ku mund të jetë përfshirë ky mjet, ende nuk dihet.
Kërkesa e autoriteteve zvicerane drejtuar policisë shqiptare
Me një kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare policia rrugore zvicerane kërkon krijimin e identitetit të plotë (emër, mbiemër, datëlindje, kode postar, vendbanim, gjendje financiare, etj.) të drejtuesit të automjetit me targë AA 373 ET, duke dëgjuar zotëruesin e atij automjeti në kohën e kryerjes së shkeljes duke u informuar se kundrejt tij ka filluar një procedim penal për dhunim të trafikut rrugor, parashikuar nga legjislacioni zviceran, si edhe duke i komunikuar të drejtën për të emëruar avokat apo përkthyes.
Kjo kërkesë e palës zviceriane është miratuar nga Gjykata shqiptare, e cila tashmë i kërkon policisë shqiptare të gjejë shoferin që pas shkeljes së rregullave në rrugë është larguar nga Zvicra, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













