Sport
Shkëlzen Gashi shkon në Amerikë
Gashi nënshkruan kontratë 4 vjeçare në Amerikë
Më në fund u zgjedh edhe çështja e Shkëlzen Gashit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar nga kampioni zviceran, Bazeli, për t’u transferuar në ekipin e Kolorado Rapids të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
28 vjeçari shqiptar ka përfunduar kontrollet mjekësorë te skuadra amerikane. Gashi do të jetë për katër vjet në Kolorado Rapids, anëtare e Ligës Amerikane (MLS). Lajmin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka dhënë edhe gazeta zvicerane “Blick.ch”, njofton “albinfo.ch”.
Golashënuesi më i mirë për dy vitet e fundit në ligën zvicerane, prej ardhjes së trajnerit të ri Urs Fischer te ekipi i Bazelit, nuk kishte përkrahjen e tij duke i dhënë shumë pak hapësirë për të luajtur por jo rrallë nuk e ftonte fare as në formacionin bazë të ekipit.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













