Lajme
Shkencëtari i OKB-së: Koronavirusi pësoi 13 mutacione para se Kina ta raportonte
Ekipi hetues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duke kontrolluar për origjinën e koronavirusit në Kinë kanë zbuluar shenja se shpërthimi ishte shumë më i gjerë në Wuhan në dhjetor 2019 sesa mendohej më parë dhe kërkojnë urgjentisht akses në qindra-mijëra mostra të gjakut nga qyteti që Kina deri më tani nuk i ka lënë të shqyrtojnë.
Shkencëtari që udhëhoqi misionin Covid të OBSH-së për gjetjen e fakteve në Wuhan ka zbuluar provat e para që virusi po qarkullonte gjerësisht në Kinë para se Pekini të lajmëronte botën për ekzistencën e tij, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Peter Embarek tha se ekipi i tij ka zbuluar se kishte të paktën 13 variante Covid në Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, duke sugjeruar që virusi kishte qenë në popullatën njerëzore për ca kohë për të lejuar që këto shtame të ndryshme të zhvilloheshin.
Ai gjithashtu zbuloi se deri në 1,000 njerëz në Wuhan mund të ishin infektuar në fillim të dhjetorit – një vlerësim i bazuar në të dhënat kineze që treguan 174 raste të rënda të sëmundjes.
Embarek tha se virusi po qarkullonte në Kinë para dhjetorit, por Prof. Edward Holmes – një virolog nga Australia – i tha CNN se provat sugjerojnë se “ka të ngjarë që virusi të qarkullonte për një kohë më shumë se vetëm ai muaj”.
Komentet e Dr Embarek janë një përmbysje e dukshme ndaj atyre që ai bëri vetëm javën e kaluar – ndërsa ishte ende në Kinë – kur ai këmbënguli se nuk kishte prova të transmetimit ‘në Wuhan ose diku tjetër’ para dhjetorit 2019.
Ai gjithashtu u bëri thirrje shkencëtarëve të ndalojnë hetimin e mundësisë që virusi ‘të shpëtojë’ nga një laborator, një qëndrim që drejtori i OBSH-së, Dr. Tedros, që nga ajo kohë ka thënë se “të gjitha opsionet janë në tryezë”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













