Lajme
Shkencëtari që pretendon se ka ngadalësuar plakjen për 20 vjet
Që prej 1 marsit, shkencëtari amerikan Joseph Dituri, një oficer i marinës amerikane në pension dhe drejtor i Bordit Ndërkombëtar të Mjekësisë Nënujore ka jetuar në një kapsulë 100 metra katrorë, të vendosur në një thellësi 6 m në Oqeanin Atlantik.
Synimet janë tërësisht shkencore dhe objektivi për të qëndruar 100 ditë nën ujë pothuajse është duke u arritur, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.
Në faqen e tij në Instagram, Joe përditëson ndjekësit për ecurinë e eksperimentit që synon studimin e ndikimit të një mjedisi nën presion në trupin e njeriut për një periudhë të gjatë kohore.
“Kam ngadalësuar plakjen e trupit me 20%”, deklaroi ai duke ekspozuar rezultatet e para të analizave të tij shëndetësore, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Joe Dituri, i njohur ndryshe si Dr Deep Sea, tregon rezultatet e testeve të kryera në trupin e tij dhe si ka ndryshuar ai nga marsi deri më sot.
Duke krahasuar telomeret, pjesën më të paqëndrueshme të ADN-së që dobësohet me kalimin e moshës, duket se të tijtë “janë 20% më të gjatë” dhe gjithashtu ka 10 herë më shumë qeliza staminale sesa kur u zhvendos në podin e zhytjes. Për më tepër, shënuesit inflamatorë u përgjysmuan dhe kolesteroli iu ul ndjeshëm.
Këto ndryshime për mirë në shëndet janë pikërisht për shkak të presionit që i nënshtrohet Dituri në kushtet aktuale të jetesës. Presioni është i ngjashëm me atë të dhomave hiperbarike, ku rrjedha e gjakut cerebral, metabolizmi cerebral dhe mikrostruktura e trurit janë përmirësuar, me përmirësimin e funksioneve konjitive, fizike dhe të gjumit.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













