Lajme
Shkolla Shqipe në Zvicër – Tani edhe me orë mësimore Online
Nga fillimi i janarit 2021, pas shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kantonin e Cyrihut, në shkollat në Kantonin e Cyrihut është kaluar në mësimin online

“Shkolla Shqipe në Zvicër” vitin e kaluar ka hapur disa shkolla të reja shqipe në Zvicër. Tani në kohë pandemie, veçanërisht në Kantonin e Cyrihut, me kufizimet e reja, ku pezullohen mësimet në klasa, kjo shkollë kalon me orët mësimore online.
Mësuesi Vaxhid Sejdiu së bashku me nxënësit e Shkollës Shqipe të Regensdorfit, Kantoni i Cyrihut (grupi i parë), në një orë mësimore të gjuhës shqipe online
Angazhimet e shumta në hapjen e shkollave të reja shqipe, menaxhimi i kërkesave të prindërve, kontaktet me drejtoritë e shkollave zvicerane, rritja e numrit të nxënësve dhe angazhimi i stafit pedagogjik janë elemente që këtë shkollë e veçojnë.
Dhe tani në kohën e fundit me rastin e shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës dhe, pezullimin e orëve mësimore në klasa, ata kalojnë me mësimet online, gjë që dëshmon për një shkollë serioze, e cila ecën me kohën, thuhet në jë komunikatë të sektorit për informim, të kësaj shkolle.
Nxënësit e Shkollës Shqipe të Volkteswilit, Kantoni i Cyrihut (grupi i dytë)
Në një afat të shkurtër kohor, nga gushti i vitit 2019 dhe deri më sot janë hapur 43 shkolla me 648 nxënës. Shumica e pikave shkollore funksionojnë edhe sot e kësaj dite me prezencë në klasë. Por nga fillimi i janarit 2021, pas shtrëngimit të masave kundër pandemisë në Kantonin e Cyrihut vlen të përmendet se në shkollat në Kantonin e Cyrihut është kaluar në mësimin online.
Dhe ky mësim tani po funksionon. Kjo vihet re në numrin e nxënësve të cilët ashtu sikurse dikur që vinin në klasa, po hynë edhe tani, në orët e rregullat mësimore online. Dallohet veçmas mësuesi Vaxhid Sejdiu që punon me 14 klasa online, të ndara në grupe në bazë të niveleve dhe mësimi zhvillohet normalisht si më parë. Pastaj mësuesja Albulenë Jusufi me 3 klasa, Ardjan Shaqiri me dy klasa, Nora Macula etj., thuhet veç tjerash në njoftimin për shtyp të Sektorit për informim.
Nxënësit e Shkollës Shqipe të Regensdorfit, Kantoni i Cyrihut (grupi i dytë)
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Tesla vetura me e shitur në Austri Modeli elektrik 3 ishte vetura më e kërkuar në Austri në muajin mars....
-
Qeveria planifikon heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
-
Mergim Berisha shënon golin e 10-të në Bundesligën austriake
-
21 për qind e austriakëve dëshirojnë t’i kalojnë pushimet jashtë vendit
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale po dëmton të rinjtë në kantonin zviceran Rreth tre vjet më parë, kantoni zviceran i Jura prezantoi një pagë minimale prej 20 CHF...
-
Shifrat me Covid-19 këtë javë në Zvicër
-
Shkëlzeni u jep “një jetë të dytë” këpucëve ortopedike
-
Zvicra mban lidhje ajrore me Brazilin, përkundër rreziqeve
-
Masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër në Zvicër