Kosova
Shkolla Verore, ndërtim i marrëdhënieve pozitive mes nxënësve të Kosovës dhe diasporës
Prishtinë: “Shkolla Verore”, lidhja më e mirë mes nxënësve kosovarë dhe atyre nga diaspora, e organizuar nga Teach For Kosova
Për tre vjet radhazi Teach For Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizon Shkollë Verore, e cila synon të ofrojë një mjedis të pasur në mësim dhe zhvillim për nxënësit, shkruan albinfo.ch.
Pjesëmarrja në “Shkolla Verore 2023” është falas dhe kjo shkollë ofron një mundësi unike për të rritur nivelin e shkathtësive të nxënësve, për të kultivuar kreativitetin e tyre, ruajtjen e identitetit dhe vlerave kombëtare, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive mes nxënësve të Kosovës dhe diasporës.
Nëpërmjet Shkollës Verore nxënësit kanë mundësinë për të mësuar në një ambient tërësisht të ndryshëm nga ai i shkollës tradicionale. Këtu ata janë të inkurajuar të eksplorojnë, të ndërtojnë, të zhvillojnë projekte dhe të mësojnë përmes përvojave praktike. Përmes lëndëve të ndryshme, veprimtarive kreative dhe sesioneve të fushës, nxënësit shfaqin potencialin e tyre dhe zhvillojnë shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme.
Në përfundim të Shkollës Verore nxënësit fitojnë një përvojë të pasur, e cila rrit vetëbesimin e tyre, përforcon njohuritë e tyre akademike dhe i përgatit ata për sfidat e mëtejshme në rrugën e tyre të arsimit.

Pjesëmarrës në Shkollën Verore do të jenë 100 nxënës nga shkollat publike të Prishtinës dhe Fushë-Kosovës dhe 20 nxënës nga diaspora.
Shkolla Verore 2023 përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
Mosha: 12 – 15 vjeç
Datat: 10 – 28 korrik 2023 (Minimumi i pjesëmarrjes 1 javë, maksimumi 3 javë)
Numri pjesëmarrësve nga Diaspora: 20 nxënës
Lokacioni: Prishtinë (R.I.T. Kosovo), American University in Kosova (AUK)
Gjuha: Shqip
Orari: E hënë – E premte – Ora: 08:45 – 13:00h
Transporti prej qytetit deri në Kampusin e RIT Kosova dhe anasjelltas sigurohet nga Teach For Kosova;
Linku i Aplikimit – https://forms.gle/QZeWUn6Q9Vr4ZK4F6
Publikimi në Facebook – https://www.facebook.com/teachforkosova/videos/1059978451552181/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Korrik 2023
- Ora08:45
- LokacioniPrishtinë
- Data e përfundimit28 Korrik 2023 - 13:00
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten Sipas raportit “UBS Luxury Property Focus 2026”, çmimet e pronave luksoze janë rritur mesatarisht me rreth... -
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë
















