Literaturë

SHKSHZ organizon mbrëmjen artistike “Eja me vjeshtën”

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër organizon të premten, më 24 shtator, në Cyrih, një mbrëmje artistike. Në mbrëmjen që mbahet në bibliotekën “Pestalozi” të qytetit të Cyrihut, do të ketë promovim librash të rinj, ekspozitë të arteve pamore dhe lexim poezish.

Mbrëmja fillon në orën 18.00 dhe mbahet duke respektuar masat e mbrojtjes kundër Covid – 19.