Maqedonia
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Shkupi vazhdon edhe të premten të jetë një nga kryeqytetet më të ndotura në botë. Matjet e mbrëmshme në stacionin kryesor të kryeqendrës tregojnë praninë e grimcave PM10 në 638 mikronë në një metër kub, apo më shumë se dhjetë herë mbi normat e lejuara prej 50 mikronë, raporton “Evropa e Lirë”.
Kryeqendra e Maqedonisë për nga ndotja është ngjitur në vendin e parë të matjeve ndërkombëtare, duke lënë pas edhe qytetet si Doka të Bangladeshit dhe Kalkutën e Indisë, përcjell albinfo.ch.
Ndotja e madhe e ajrit ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa për të shtunën janë paralajmëruar edhe protesta para Qeverisë, nga e cila kërkojnë masa urgjente për zbutjen e gjendjes së rëndë. Ndotja e ajrit ka rritur edhe numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Autoritetet në vazhdimësi kanë paralajmëruar masa dhe strategji të ndryshme, por që deri tani nuk kanë dhënë rezultate konkrete.
Kreu i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se ndotja kryesisht vjen nga automjetet, por edhe nga lëndët djegëse për ngrohje, si dhe faktorë të tjerë.
Drejtuesit e kryeqendrës kanë ndërmarrë masa për pastrimin e rrugëve si dhe tërheqjes e mbeturinave të grumbulluara nëpër zona të ndryshme, por pa ndonjë rezultat konkret.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk mund të pritet zgjidhje e menjëhershme e problemit.
Por, organizatat joqeveritare kërcënojnë me protesta nëse autoritetet nuk ndërmarrin masa urgjente, ndërsa kritikojnë edhe për fondet e pakta për mbrojtje nga ndotja, të parapara me buxhetin për vitin 2018.
Lidhur me ndotjen e ajrit përmes një postimi në Twitter, ka reaguar edhe Ambasada amerikane duke pyetur “nëse ka ide për sigurimin e ajrit të pastër”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë














