Shqipëria
Shkupi-Tirana e Beogradi, deklaratë të përbashkët për të ardhmen evropiane
Rama-Vuçiq-Zaev me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, homologu i tij shqiptar dhe presidenti serb gjatë një video konference të përbashkët kanë përsëritur qëndrimet e tyre se vendi i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Deklarata e përbashkët Rama-Vuçiq-Zaev
“Vendet tona janë pjesë e Evropës dhe gjithmonë do të jenë. Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet BE-ja, aq sa edhe ato i nevojiten BE-së. Mossuksesi i vazhdueshëm i BE-së për të plotësuar premtimet dhe pamundësia e saj për të lëvizur para me hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është në kundërshtim me vullnetin evropian të vendeve tona dhe kundër interesave të vetë BE-së”.
Ndonëse në konferencë nuk morën pjesë liderët e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje vendeve të rajonit t’u bashkohen iniciativave të tilla dhe të zbatojnë marrëveshje, të cilat kanë për qëllim forcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
Deklarata e përbashkët Rama-Vuçiq-Zaev
“I ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe të zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor do të bëhet pjesë e rëndësishme e përditshmërisë së qytetarëve tanë përmes tregut të vetëm. Në këtë frymë shpresojmë që do ta përforcojmë procesin e bashkëpunimit mes ne, në tërë rajonin dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka nga vetja që kjo të ndodh”, thuhet në deklaratë, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Tre liderët takimin e ardhshëm do ta zhvillojnë më 29 korrik në Shkup, ku edhe pritet të nënshkruhen marrëveshjet e dala nga Samiti i Berlinit, e që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe ndihmë në rast të fatkeqësive natyrore, si dhe për lehtësimin e tregtisë, importin dhe eksportin mes vendeve tona.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












