Autotech
Shkurtohen mijëra vende pune nga mbyllja e Honda-s
Honda njoftoi se do ta mbyllte fabrikën e vetme që ka në Evropë në vitin 2021, kohë e cila përkon edhe me ciklin e prodhimit të modelit aktual
Vendimi i prodhuesit të makinave japoneze për të mbyllur fabrikën në Angli do të thotë humbje të rreth 3.500 vendeve të punës.
Honda ka konfirmuar mbylljen e fabrikës së saj Swindon duke i dhënë një tjetër goditje të madhe industrisë së makinave të Britanisë së Madhe përpara Brexit.
Honda njoftoi se do ta mbyllte fabrikën e vetme që ka në Evropë në vitin 2021, kohë e cila përkon edhe me ciklin e prodhimit të modelit aktual.
Fabrika Swindon prodhon 150,000 Honda Civics në vit, shumica e tyre shkon për eksport në BE, gati një e dhjeta e prodhimit të përgjithshëm të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton ‘Scan’.
Honda ka të punësuar 3,500 njerëz dhe gjithashtu mbështet shumë punë të tjera në zinxhirin e furnizimit, përcjell albinfo.ch.
“Ky lajm është një goditje veçanërisht e hidhur për mijëra staf të kualifikuar dhe të përkushtuar që punojnë në fabrikë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë të punësuar në zinxhirin e furnizimit”, tha Greg Clark, sekretar i biznesit në Mbretërinë e Bashkuar, duke shtuar se vendimi i Honda ishte “një vendim shkatërrues” për Swindon dhe Britaninë.
Honda pritet të kthejë prodhimin përsëri në Japoni, pjesërisht sepse mund të garantojë eksport pa tarifa në BE.
Prodhuesit kryesorë të makinave të tilla si Jaguar Land Rover, Ford, Toyota, Nissan dhe BMW, gjithashtu kanë paralajmëruar për ndikimin që do të ketë një Brexit pa marrëveshje.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











