Kosova
Shoferi që shkaktoi vetaksidentin dërgohet në Prokurori
Vozitësi, sipas mediave kroate, është dërguar në paraburgim, ndërsa nesër në orën 9 të mëngjesit do të sillet në seancë, ku do të vendoset për masën e paraburgimit
Shoferi, i cili shkaktoi vetaksidentin mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, është dërguar sot para Prokurorisë së Qarkut.
Ai është sjellë në gjykatë i prangosur dhe i shoqëruar nga dy policë, derisa është parë se ka disa pika gjaku në këmishën që mbante veshur.
Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut, Franjo Kopuniq, ka thënë se i dyshuari është mbrojtur në heshtje. “Ai është mbrojtur në heshtje. Ndërsa mbrojtësi i është ofruar sipas detyrës zyrtare”, ka thënë Kopuniq, përcjell Albinfo.ch.
Shoferi i dyshuar akuzohet për veprën penale ‘’Shkaktimi i aksidentit të trafikut në rrugë’’. Dënimi maksimal për këtë vepër me ligjet e Kroacisë është nga gjashtë muaj deri në 15 vjet.
Siç u raportua, shoferin e zuri gjumi për një moment dhe autobusi që po bartte mërgimtarë nga Kosova devijoi nga rruga, duke lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të lënduar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












