Lajme
Shpallen fajtorët për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri
Gjykata Penale e Brukselit ka nxjerrë fajtorë Veselin Vukotiqin, Andrija Drashkoviqin dhe Bozhidar Spasiqin për vrasjen me paramendim të Enver Hadrit. Dy pjesëmarrës të tjerë në vrasjen e Hadrit , Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë ndërkohë në Serbi
Vrasësit e veprimtarit të shquar kombëtar dhe të të drejtave të njeriut Enver Hadri janë shpallur fajtorë në gjykimin që ka përfunduar sot në Gjykatën Penale të Brukselit, Belgjikë. Këtë njoftim e ka dhënë familja e Hadrit, në një letër të nënshkruar nga Teuta Hadri, e bija e të ndjerit.
“Sot, më 22 nëntor, gjykata Penale e Brukselit ka nxjerrë fajtorë Veselin Vukotiqin, Andrija Drashkoviqin, dhe Bozhidar Spasiqin për vrasjen me paramendim të Enver Hadrit, thuhet në njoftimin e përmendur. Me këtë rast familja falënderuar avokatin e saj Choirstof Marchand dhe gjykatësit e çështjes.
Dy pjesëmarrës të tjerë të vrasjes së Hadrit , Andrija Llakoniq dhe Darko Ashanin janë vrarë ndërkohë në Serbi.
Vrasësit e Enver Hadrit ishin pjesëtarë të nëntokës serbe në Bruksel por njëherësh edhe zyrtarë të lartë të Sigurimit Shtetëror të ish – Jugosllavisë, UDB, që kontrollohen nga Serbia.
Megjithatë ende nuk është bërë shpallja e aktgjykimit. Ajo pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim, thuhet veç tjerash në njoftimin e bërë nga Familja Hadri, e cila kishte kërkuar dënim me burg të përjetshëm për dorasit.
Familja Hadri në letrën e saj shprehet e kënaqur dhe e lehtësuar me vendimin e sjellë sot në Bruksel. Por ajo ka theksuar se është për t`u habitur neglizhenca e sistemit gjyqësor belg që e ka zvarritur kaq gjatë këtë proces.
Procesi i gjykimit ka filluar më 7 dhe ka përfunduar më 22 nëntor (sot).
albinfo.ch posedon tekstin e familjes Hadri lidhur me vendimin gjyqësor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















