Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Genti Martinaj, shembull i frymëzimit për të gjithë të rinjtë shqiptarë Genti rrjedh nga familja Martinaj, e njohur në Kroaci si familje bujare dhe e respektuar, e...
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
-
QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih
-
Dy orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Zvicër
-
Lajmet më të rëndësishme nga Zvicra për të cilat duhet të lexoni këtë javë Ekonomia e Zvicrës ndjen ndikimin e tarifave amerikane dhe votuesit e Cyrihut mund të vendosin për...
-
Aeroporti më i lartë në Evropë po rinovohet
-
A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?
-
Mbi 6,000 vende pune për praktikantë mbeten të paplotësuara në Zvicër
-
Një shtetas zviceran humbi jetën në një aksident ajror në jug të Francës