Shkurt.ch
Shpallet e paligjshme ndalesa e pakufizuar për hyrje në Zvicër
Pas ankesës së tij, Gjykata Federale Administrative ia ka kthyer boshnjakut ndalesën e pakufizuar në një ndalesë tetëvjeçare
Të huajve të kapur në veprime kriminale të cilët Zvicra, pas vuajtjes së dënimit, i dëbon në vendet e prejardhjes, në të ardhmen nuk mund t`u ndalohet hyrja në Zvicër pa afat. Sipas një vendimi që ka shpallur sot Gjykata Federale Administrative, në të gjitha rastet ndalesa e hyrjes duhet të ketë një afat të caktuar kohor.
Këtë vendim gjykata e ka marrë duke u mbështetur në ankesën e një shtetasi boshnjak, i cili më parë kishte qëndruar në Zvicër. Ai kishte kryer mbi 30 vjedhje brenda vetëm 11 muajve, duke vjedhur pasuri në shumën prej 375 mijë frangave, për çka ishte dënuar me 3 vjet burg. Pasi ka mbaruar dy të tretat e dënimit ai ka humbur të drejtën e qëndrimit në Zvicër ndërsa Zyra Federale për Migracion i kishte shqiptuar atij një ndalim të pakufizuar në kohë (të përjetshëm) të hyrjes në Zvicër.
Pas ankesës së tij, Gjykata Federale Administrative ia ka kthyer boshnjakut ndalesën e pakufizuar në një ndalesë tetëvjeçare të ardhjes në Zvicër.
Gjykata në fjalë e ka arsyetuar këtë vendim me faktin se Zvicra ka adoptuar një udhëzim nga BE-ja, i cili nuk lejon ndalesat e pakufizuara. Njëkohësisht një ndalesë e tillë nuk parashihet në kushtetutën e Zvicrës, thuhet në vendim.
Përcaktimi parasheh që të huajve që dëbohen për shkak të kryerjes së verave penale, mund t`u ndalohet hyrja në Zvicër nga 5 deri në 15 vjet. Në rast përsëritjeje kjo ndalesë mund t`u shtrihet deri në 20 vjet.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












