Futboll

Shpërblehet Milot Rashica

Mediumi i madh ‘FOX Sports Asia’ ka zgjedhur top-pesë golat më të mirë të javës

Kampanja 2019/20 në Bundesliga ka dhuruar ‘show’ në javën e dhjetë, ku janë shënuar në total 35 gola në vetëm nëntë ndeshje.

Në 35 golat e sipërpërmendur janë të përfshirë edhe tetë golat e Leipzig ndaj Mainz, si dhe pesë golat e Eintracht Frankfurtit ndaj Bayern Munich.

Kur ka kaluar kjo fundjavë e ‘nxehtë’ në kampionatin elitar gjerman, mediumi i madh ‘FOX Sports Asia’ ka zgjedhur top-pesë golat më të mirë të javës së dhjetë në Bundesliga. Në mesin e tyre është përfshirë edhe goli i futbollistit nga Kosova Milot Rashica, i cili shënoi një gol të bukur për Werder Bremenin në barazimin 2:2 ndaj Freiburgut.

Rashica e humbi fillimin e këtij edicioni, por tani është kthyer në formë optimale shkruan Gazeta Express, percjell Albinfo.ch.

Me katër gola të shënuar deri më tani, 23-vjeçari është duke u treguar vendimtar për skuadrën nga Bremeni.

Tutje, golat tjerë që janë të përfshirë janë të Goncalo Paciencia (Frankfurt), Christopher Nkunku (RB Leipzig), Robert Lewandowski (Bayern Munich) dhe Robert Skov (Hoffenheim).