Bota

Shpërndante drogë në kutitë e picave

Një pronari i një “Fast-food”-i u arrestua në jug të Gjermanisë sepse përdorte kutitë e picave dhe të mbajtëseve të tjera të ushqimeve për të shpërndarë drogë, ka njoftuar policia gjermane të mërkurën.

Ky 35-vjeçar prodhonte gjithashtu drogë në shtëpinë e tij. Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare, duke u shpërndarë me shpejtësi, përcjell albinfo.ch.

Kur policia gjermane kërkoi në shtëpinë dhe biznesin e tij, ajo gjeti një sasi të madhe parash si edhe substanca që përdoreshin për prodhimin e drogës.