Sport
‘Shpërthen’ Behrami
Mesfushori Valon Behrami sërish ka folur për kritikat ndaj tij se pse nuk e këndon himnin e Zvicrës dhe ka tatu shqiponjën dykrenore. Behrami në një intervistë për “Tribune de Geneve” ka folur edhe për rrugëtimin në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Po, familja ime është dashur të pres katër vjetër për të marrë azil. Kisha presion dhe frikë për prindërit e mi. Ishim të frikësuar nga ajo që po ndodhte në Kosovë. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Zvicrës. Unë gjithmonë do të respektoj këtë vend. Sot unë jam një futbollist profesionist, kam të holla dhe gjithçka çfarë dua. Kam punuar shumë dhe kam sakrifikuar për të arritur, megjithatë, Zvicra ishte pikënisja e çdo gjëje dhe këtë e kam thënë gjithmonë”, deklaroi Behrami.
Ai ka folur se pse nuk e këndon himnin, ka tatu shqiponjën dykrenore dhe flamurin e Kosovës. “Por çfarë do të ndryshojë nëse këndohet ose jo himni i Zvicrës. Unë nuk e ndjej se kam nevojë të bëhem patriot brenda kampit të Zvicrës. Është fusha vendi ku unë jap gjithçka. Unë vij nga një vend që ka pasur një luftë me shumë të vdekur, përfshirë edhe disa anëtarë të familjes time, të afërm të tjerë kanë mbetur pa shtëpi. Unë nuk e lejoj askënd të më gjykoj mua për mos këndimin e himnit apo tatuazhet që kam”, theksoi më tutje Behrami, i cili shtoi se në fillim e ka pasur shumë vështirë të integrohet, derisa tani është zëvendëskapiten.
Mesfushori i Watfordit foli edhe për ndeshjen me Shqipërinë më 11 qershor. “Është një ndeshje speciale, si dy herë më parë. Atmosfera do të jetë e nxehtë dhe nëse emocionet fitojnë, atëherë kemi bërë gabim të madh. Duhet të kontrollojmë lojën tonë, t’i kontrollojmë nervat tona. Unë flas me ata, që si unë, mund të jenë të ndejshëm ndaj origjinës së tyre”.
Në fund nuk ka sesi të mungojë pyetja nëse do të përfaqësojë Kosovën. “Unë kam 31 vjet dhe nuk do të luaj për Kosovën. Ndoshta do të kem ndonjë rol tjetër në federatën kosovare ose për të rinjtë, por në ekipin e parë jo”, përfundoi Valon Behrami.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













