Shkurt.ch
Shpëtohen 233 refugjatë afrikanë
Ata me një anije kishin mbërritur nëpër detin e trazuar në mbrëmjen e të mërkurës në afërsi të bregut të Sirakuzës
Marina italiane ka arritur të shpëtojë 233 refugjatë kryesisht afrikanë në brigjet e Sicilisë. Ata me një anije kishin mbërritur nëpër detin e trazuar në mbrëmjen e të mërkurës në afërsi të bregut të Sirakuzës, ka njoftuar marina.
Në bord kishte refugjatë nga Eritrea, Nigeria, Somalia, Zambia dhe Mali, shkruan news.ch.
Gjatë vitit të kaluar është trefishuar numri i refugjatëve të cilët nga Afrika e Veriut përmes Detit Mesdhe ia kanë mësyrë brigjeve italiane. rreth tre muaj më parë, pranë brigjeve të Lampeduzas kishin gjetur vdekjen më shumë se 300 refugjatë afrikanë.
Kjo tragjedi ka bërë që autoritetet italiane dhe ato të BE-së të ashpërsojnë masat për vëzhgimin e flukseve të refugjatëve, për të parandaluar ardhjen e tyre masive dhe për të shpëtuar ata që gjenden në vështirësi gjatë mësymjes së brigjeve italiane.
Lufta qytetare në Siri dhe trazirat në Bririn Afrikan janë disa nga shkaktarët e shtimit të numrit të refugjatëve në Evropë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












