Bota
Shpëtohen edhe katër djem të mbetur në shpellën në veri të Tajlandës
Tetë djem, lojtarë të një ekipi në Tajlandë mosha e të cilëve është deri në 18 vjet, janë shpëtuar nga shpella ku kishin mbetur që nga 23 qershori, pas një ekskurzioni me trajnerin e tyre. Ekipi i kërkim shpëtimit po mundohet të largoj nga shpella edhe katër djem të tjerë dhe trajnerin e tyre.
Në veri të Tajlandës ende po vazhdon operacioni për shpëtimin e disa fëmijëve të bllokuar në një shpellë.
12 djem dhe trajneri i tyre kishin mbetur në shpellë pasi kishin shkuar ta vizitonin atë.
Në kohën kur po vizitonin shpellën në veri të Tajlandës, të reshurat dhe vërshimet bënë që shpella të bllokohet duke ua pamundësuar ekipit të futbollit të dali në sipërfaqe, shkruan Albinfo.ch.
Zhytësit gjatë ditës së sotme kanë nxjerrur nga shpella edhe katër djem, duke bërë që numri i të shpëtuarve deri më tani të bëhet tetë.
Katër djem të tjerë dhe trajneri i tyre i futbollit po vazhdojnë ende të mbetën të ngujuar në shepllë.
Që nga 23 qershori ata kishin mbetur në shpellë.
Një ekip prej 90 zhytësish – 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë – po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën.
Deri më tani një zhytës ka humbur jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha dhe mos pasjes mundësi të dali i gjallë pas operacionit të shpëtimit të fëmijëve.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë Njëri nga të dyshuarit, një burrë 48-vjeçar, ishte kapur shpejt dhe u dënua me burgim të...
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut